E Diel, Tetor 26, 2014
   
Text Size

Edona: Shtatzënia, ndjenja më bukur



Edona Llalloshi thotë e ajo e ka të pa mundur të përshkruajë me fjalë atë që është duke përjetuar që nga moment i parë kur kuptoi lajmin se pret fëmijë.

Këngëtarja thotë se ajo i është falënderuese Zotit dhe njerëzve të saj, teksa mundohet të përshkruajë në mënyrën e saj pesë muajt e parë të shtatzënisë dhe përgatitjet që është duke bërë për anëtarin e ri të familjes së saj dhe jetës së përbashkët me bashkëshortin Gazi Haxhifejzullahin.

“Është dëshirë e secilës femër dhe ëndërr të cilën e dëshiron me shpirt secila femër. Edhe për mua kjo është njëra ndër dëshirat më të mëdha, që Zoti ma ka plotësuar. Momentin kur kuptova se do të kem fëmijë ka qenë momenti më i bukur që kam përjetuar ndonjëherë. Thjesht është e pamundur të përshkruhet me fjalë... atë vetëm mund ta ndjesh, ta përjetosh. Është fëmija ynë i parë dhe me padurim po e presim ardhjen e bebës në këtë botë”, ka thënë këngëtarja.

Edona po ashtu ka treguar se muzikën nuk do ta lerë në asnjë moment, por se familja gjithmonë do të jetë në rend të parë.

“Sigurisht që edhe në të ardhmen muzikën nuk do ta lë në asnjë moment, por sigurisht që në plan të parë do të jetë familja dhe kujdesi ndaj fëmijës”, ka thënë Edona.

Radio Shqip

LCplayer